Sugjerojmë:

Sallatë ekzotike me pulë dhe karkaleca deti

Një pjatë e dytë deti e toke, një sallatë ekzotike pule e karkalecash dhe një mënyrë për të udhëtuar virtualisht në Azi. E pasur me proteina dhe përbërës të tjerë, ka gjithashtu edhe veti afrodiziake.

Sjell në tryezë një kombinim të një birre të mirë artizanale të aromatizuar me lime. Do të ishte një menu e mirë për një përvjetor apo Shën Valentin.

Përbërësit:

  • 30 gr arra amerikane (cashews)
  • 4 feta ananas
  • 2 qepë të njoma
  • Pak vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper
  • 1 spec i kuq
  • Kripë e zezë hawaiiane
  • Fara susami
  • Disa kokrra rrush të bardhë
  • 500 gr gjoks pule
  • 8 gjethe sallate jeshile
  • 2 lime
  • 2 limona
  • 350 gr karkaleca
  • ½ lugë kafeje piper i kuq i ëmbël
  • 3 lugë salcë soje
  • 2 kërcej selino
  • 2 avokado

 

Përgatitja:

  1. Shtoni në një enë tre lugë salcë soje, 2 lugë vaj ulliri e.v, pak kripë dhe gjysmë luge kafeje piper i ëmbël. Marinoni aty gjoksin e pulës që të marë shije. Ngrohni një lugë vaj ulliri e.v  në një tigan gize të thellë. Kullojini copat e pulës dhe shtojini aty. Përziejini dhe lërini të skuqen mirë.
  2. Zieni karkalecat në ujë me kripë, kullojini dhe zhytini në një enë me ujë e akull për të ndaluar menjëherë zierjen e mëtejshme. Kullojini, më pas qërojini dhe thajini me letër thithëse. Shtoni lëngun e një lime në një kavanoz me mbyllje hermetike së bashku me pak vaj ulliri e.v, kripë e piper. Mbylleni kavanozin dhe tundeni mirë. Me këtë përzierje bashkoni karkalecat.
  3. Në një enë bashkoni pak vaj ulliri, lëngun e ½ lime dhe atë të një limoni dhe shtojini kripë e piper. Prisni fetat e ananasit në copa, prisni avokadot në kubikë dhe bashkojini me lëng limoni.
  4. Bashkoni specin e kuq të prerë me kërcejtë e selinosë, qepët e njoma të prera, ananasin, pulën e gatuar, arrat  amerikane dhe avokadon. Përziejini mirë të gjitha dhe në fund shtojuni salcën e përgatitur.
  5. Lani gjethet e sallatës jeshile, thajini dhe vendosini në bazën e një ene servirjeje. Në qendër vendosni pulën e përgatitur dhe të kompletuar me karkalecat e zier dhe feta lime.

Lini një koment