Sugjerojmë:

Sallatë e shpejtë me speca të pjekur!

1 kg speca me ngjyra të ndryshme
4 thelpinj hudhra të shtypura
2 lugë gjelle uthull balsamike
Djathë mocarella (ospionale)
100 ml vaj ulliri
Kopër
Kripë

1.Pjekim specat në furrë për 20 minuta, në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine më parë.

2.I nxjerrim nga furra, i fusim në një qese të cilën e mbyllim dhe i lëmë për disa minuta.

3.I pastrojmë nga bishtat dhe farat edhe i presim fije – fije ose në copa të mëdha (sipas dëshirës).

4.Përziejmë në një tas specat me hudhrën e shtypur, vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe koprën.

5.I lëmë të marinohen për 20 minuta në frigorifer

6.Tashmë sallata është gati, ju bëftë mirë! Sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër edhe djathin mocarella.

Lini një koment