Sugjerojmë:

Sallatë e shëndetshme me panxhar dhe djathë të bardhë

Ingredientët

  • 4 – 5 panxharë
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 50 gram qepë e njomë
  • 50 gram stika
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Uthull molle

Udhëzimet

1

Në fillim i lajmë dhe i qërojmë pjesën e jashtme panxharëve dhe pas kësaj i grijmë me rende të imët (pa i gatuar, të freskëta)

2

Mbi to thërrmojmë djathë të bardhë, shtojmë qepët dhe stikat e thërrmuara.

3

E mbyllim duke shtuar kripë, vaj ulliri dhe uthull dhe e konsumojmë duke përftuar një sallatë të shijshme dhe shumë të shëndetshme.

Lini një koment