Sugjerojmë:

Sallatë e ftohtë me oriz dhe perime

Sallatë e ftohtë me oriz dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 300 gr oriz ( basmati )
  • 200 gr bizele
  • 150 gr misra të zierë
  • 100 gr ullinj të zinj
  • 100 gr domate të thata në vaj
  • 200 gr kungull i njomë
  • 200 gr karota
  • 2 lugë gjelle uthull e bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • Borzilok ose majdanoz

Udhëzimet

1

Ziejmë orizin në ujë të bollshëm me kripë për sa minuta shkruhet në etiketë.

2

Lajmë dhe presim në kubikë të vegjël karrotat dhe kungullin.

3

Në një tenxhere me ujë të valuar, ziejmë fillimisht karotat, bizelet, kungujt, për 5-8 minuta.

4

Më pas presim domatet dhe ullinjtë. Pasi orizi të ketë zier e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ndërpresim zbutjen e tij.

5

Gjithashtu dhe perimet e ziera i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

6

Vendosim orizin në një tas të madh. I përziejmë së bashku me perimet e tjera.

7

I shtoni uthullën, vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilokun e copëtuar. I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojeni!

Lini një koment