Sugjerojmë:

Sallatë e ftohtë greke me orzo dhe perime të freskëta

Sallatë e ftohtë greke me orzo dhe perime të freskëta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Zgjedhja e duhur për ju që doni të hani e njëkohësisht të kujdeseni për linjat e trupit. Shumë e thjeshtë për t'u përgatitur dhe e pakët në kalori.

Ingredientët

  • 400 gram orzo (varitet pastash, shumë e përshtatshme për sallatë)
  • 1 kastravec të prerë në copa të vogla
  • 2 filxhanë e gjysmë me domate qershi të prera përgjysmë
  • 1 filxhan me ullinj pa bërthamë
  • 1 spec të verdhë ose të kuq, pastruar nga farat dhe i ndarë në shirita të hollë
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • 1 tufë kopër e grirë imët
  • 300 gram djathë i bardhë i shkërmoqur
  • Për marinimin: ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 lugë gjelle verë ose uthull
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji lëkurë e grirë e limonit
  • 1 lugë çaji mustardë
  • Pak rigon dhe pak borzilok
  • Kripë dhe piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me madhësi mesatare vendosni për të zierë ujin me 1 lugë çaji kripë.

2

Shtoni orzon dhe e lini për 7-8 minuta.

3

Më pas e hiqni dhe e kulloni. E kaloni në një tas të madh dhe e lini mënjanë.

4

Ndërkohë përgatisni salcën duke kombinuar të gjithë përbërësit e saj që janë specifikuar në recetë.

5

Shtojani salcën orzos dhe i përzieni. Më pas shtoni kastravecin, domatet, ullinjtë, specin, qepën dhe djathin.

6

I shtoni pak kripë dhe piper dhe i përzieni të gjitha bashkë.

7

E lini për disa minuta në frigorifer dhe më pas mund ta shijoni. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment