Sugjerojmë:

Sallatë e freskët me pulë dhe kastraveca. Nuk do të zhgënjeheni!

Sallatë e freskët me pulë dhe kastraveca. Nuk do të zhgënjeheni!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Plot ngjyra, shije e jetë kjo sallatë. Mos e lini pa provuar sot për drekë!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule i prerë në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¼ qepë e kuqe e prerë në rrathë rrumbullakë
  • 7-8 pomodorini të ndara përgjysmë
  • ½ kastravec i prerë në copa të vogla
  • 1 avokado e prerë feta-feta
  • 1/3 filxhan me misra konservë ose të zierë
  • Për salcën: 1 filxhan çaji kos grek
  • 2-3 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle qepë pluhur
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Pak majdanoz të freskët
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e salcës mjafton t’i bashkoni të gjithë përbërësit në një enë dhe t’i përzieni mirë.

2

Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri, skuqni fileton e pulës me pak kripë e piper.

3

E kaloni në një tas të madh duke i shtuar sipër, qepën, domatet, kastravecin, avokadon dhe misrat.

4

Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment