Sugjerojmë:

Sallatë e freskët me kuinoa dhe karkaleca

Sallatë e freskët me kuinoa dhe karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Absolutisht shumë e shijshme dhe e shëndetshme!

Ingredientët

  • Për karkalecat:
  • 350 gram karkaleca
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Për sallatën:
  • 1 filxhan kuinoa e zierë
  • ¾ filxhan me misra të gatshme
  • ¾ filxhan me fasule të gatshme
  • 6-7 pomodorini
  • ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • 1 qepë e njomë e grirë imët
  • Për salcën e sallatës:
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¾ lugë lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me hudhër të grimcuar

Udhëzimet

1

Gatuani kuinoan sipas udhëzimeve në paketim.

2

Marinoni karkalecat dhe i skuqni me pak vaj në një tigan.

3

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit dhe në fund i shtoni salcën.

4

Shërbejeni menjëherë dhe shijojeni!

Lini një koment