Sugjerojmë:

Sallatë e freskët frutash ëmbëlsuar me shurupin e panjes

Sallatë e freskët frutash ëmbëlsuar me shurupin e panjes

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

E gjithë kjo sallatë me fruta, e ka sekretin tek dressing, pra tek salca marinuese që i shton shijen kësaj pjate. Provojeni edhe ju me recetën e Nepsit sepse është kaq e thjeshtë!

Ingredientët

  • 2 portokaj ( të qëruar dhe të prerë feta-feta)
  • 340 gram luleshtrydhe
  • 4 kivi
  • 2 nektarina
  • 150 rrush pa fara
  • Për salcën: 3 lugë gjelle lëng lime
  • 1 lugë gjelle shurup panje

Udhëzimet

1

Lani frutat dhe i prisni të gjitha në kubik të vegjël.

2

I bashkoni të gjitha në një tas dhe sipër i shtoni salcën e marinimit.

3

I përzieni mirë e mirë.

4

Sallata me fruta është gati për t’u shijuar!

Lini një koment