Sugjerojmë:

Sallata më e mirë klasike me patate

8 patate
½ filxhan çaji me majonezë
2 lugë gjelle salcë kosi
1 lugë gjelle mustardë
6 vezë të ziera mirë
1 lugë çaji kripë
1 qepë të njomë
Piper i kuq

1.Zieni patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta. I lini të ftohen, i hiqni lëkurën dhe më pas i prisni në copa të vogla.
2.Po kështu veproni edhe me vezët.
3.I bashkoni të dyja në një enë. Shtoni qepën jeshile të prerë në copa të vogla, kripën, piperin.
4.Tani shtoni salcën e kosit, majonezën dhe mustardën.
5.E trazoni mirë sallatën dhe e fusni në frigorifer. Sapo të jetë ftohur mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment