Sugjerojmë:

Salcë patëllxhanësh, ideale mbi bukë të thekur si antipastë!

Salcë patëllxhanësh, ideale mbi bukë të thekur si antipastë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 600 gram patëllxhanë
  • 4 thelpi hudhra
  • pak kripë, piper
  • lëngu i një limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • pak majdanoz i freskët i copëtuar

Udhëzimet

1

Presim patëllxhanët përgjysëm dhe i spërkasim me kripë. I lëmë për një orë në një kulluese, me qëllim që t’u ikë hidhësira.

2

Më pas i shpëlajmë nga kripa.

3

I vendosim për t’i pjekur në një tavë, në furrën e nxehur në 220 gradë, për 30 – 40 minuta.

4

I zhveshim nga tuli me anë të një luge çaji dhe tulin e shtypim në përzierësin elektrik bashkë më hudhrat, piperin, uthullën dhe lëngun e limonit.

5

I shtypim (ose përziejmë) derisa të krijohet një lloj salce e njëtrajtshme.

6

Spërkasim me vajin e ullirit dhe majdanozin dhe salca është gati. Shijojeni!

Lini një koment