Salcë me patëllxhanë e hudhra, shije e përkryer!

Salcë me patëllxhanë e hudhra, shije e përkryer!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Në pak kohë, me pak përbërës dhe kosto ju mund të përgatisni një salcë të shijshme si kjo që Neps.al ju sugjeron sot....

Ingredientët

  • 4 patëllxhanë
  • 1/2 qepë e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • 1 tufë majdanoz i grirë imët
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë patëllxhanët, i hiqni kokën dhe bishtin.

2

I fusni në furrë për t’i pjekur për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.

3

Më pas i qëroni dhe tulin e prisni në copa të vogla.

4

E bëni kremoze në një blender duke i shtuar ndërkohë qepën, hudhrat, limonin, kripë, piper.

5

E përzieni mirë dhe servireni në pjatë. Sipër i shtoni pak vaj ulliri dhe majdanoz.

6

Kjo salcë është perfekte për t’u shoqëruar me gjellëra të ndryshme, por edhe vetëm me bukë.

Shënime

Salca duhet ruajtur në një enë hermetike në frigorifer.

Lini një koment