Salca greke skordhalià është një recetë e thjeshtë për t’u realizuar dhe që do të habisë miqtë tuaj. Është e mirë edhe për fëmijët. Në bazë ka përbërës të thjeshtë dhe të shijshëm si patatet dhe djathi feta. Shoqërohet shumë mirë me vezë të ziera dhe perime të stinës.
Përbërësit për 4 persona:
300 gram patate
2 thelpinj hudhër
1,5 dl vaj ulliri ekstra i virgjër
piper
70 gram djathë feta
1 limon
kripë
Përgatitja:
Lani patatet bashkë me lëkurën, hidhini në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë. Lërini të ziejnë për 40 minuta nga momenti që marrin valë. Kullojini dhe qërojuni lëkurën, kalojini në grirësen e patateve ose shtypini me pirun dhe lërini të ftohen.
Më pas, hidhni purenë në mikser së bashku me djathin feta të prerë në kubikë. Pasi ta keni fruluar përbërjen për disa sekonda, shtoni në mikser thelpinjtë e hudhrës të qëruar e të prerë në feta. Vazhdoni t’i fruloni dhe shtoni vajin e ullirit ekstra të virgjër.
Shtoni më pas lëngun e filtruar të limonit. Rregullojeni me kripë dhe piper. Frulojeni edhe pak derisa salca t’i ngjajë majonezës në dendësi. Më pas vendoseni në një enë dhe hidhini edhe pak piper sipas dëshirës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment