Salcë e shijshme portokalli për sallatat tuaja

Salcë e shijshme portokalli për sallatat tuaja

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Salca e portokallit mund t'i përdoret si bashkëshoqëruese në receta të ndryshme të tilla si për sallatën, mishin e pulës, salmonin,petullat, brusketa etj.

Ingredientët

  • 1 litër lëng portokalli ( i shtrydhur nga portokallet)
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 250 gram sheqer

Udhëzimet

1

Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni lëngun e portokallit dhe sheqerin.

2

I përzieni mirë dhe i lini bashkë për 30 minuta.

3

Ndërkohë niseshtenë e përzieni në një tas me pak ujë të ngrohtë.

4

Ia shtoni salcës, e përzieni mirë dhe e lini pak minuta derisa masa të bëhet kremoze dhe e trashë.

Lini një koment