Salcë e përgatitur me kos dhe kunguj

4 kunguj
3 thelpi hudhra
2 gota kos
Kripë
Vaj ulliri

1.Marrim kungujt, i lajmë , i presim në rrathë dhe më pas i skuqim.

2.Në një enë hedhim kosin, e hollojmë pak me ujë, hedhim hudhrat e grira hollë dhe kripën.

3.Më pas hedhim kungujt e skuqur, i përziejmë dhe në fund hedhim pak fare vaj ulliri.

4.Salca me kunguj dhe kos është gati të sherbehet.

Lini një koment