Sugjerojmë:

Rukola, spinaq dhe shegë për sallatën më super të fundjavës suaj

Rukola, spinaq dhe shegë për sallatën më super të fundjavës suaj

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Mos harroni se sallatat duhet të jenë të pandara nga tryezat tuaja. Alternativat e pafundme që ekzistojnë bëjnë që ato të mos ju mërziten kurrë.

Ingredientët

  • 2 gjethe sallatë jeshile
  • 2 gjethe spinaq
  • 6 gjethe rukola
  • 4 domate qershi (të prerë përgjysmë)
  • 1/2 shegë (kokrrat e saj)
  • 100 gr djathë gorgonzola
  • 1 grusht arra
  • pak kripë
  • uthull balsamike

Udhëzimet

1

Në një enë (pasi i keni larë mirë) ndani në pjesë të vogla me dorë sallatën jeshile dhe spinaqin.

2

Shtoni rukolën dhe pomodorinit.

3

Tani shtoni kokrrat e shegës, arrat dhe djathin e thërrmuar gorgonzola.

4

Trazojini mirë dhe i shtoni në fund pak kripë dhe uthull balsamike. Shijojeni sallatën!

Lini një koment