Sugjerojmë:

Rosto derri me patate furre

Ingredientët

  • 1 kg fileto derri
  • 100 gr feta të holla pançete
  • 800 gr patate
  • 2 dege rozmarine
  • Sherebele
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 200 ml verë të bardhë
  • 100 ml lëng mishi (ose leng i pregatitur nga koncentrate viçi)
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Vendosni fetat e holla të pançetës njëra pas tjetrës duke i mbivendosur lehtësisht.

2

Siper tyre vendosni fileton e mishit të derrit pasi ta keni kspërkatur me kripë dhe piper dhe rrotullojeni që ta bëni role.

3

Lidheni rolenë me spango kuzhine dhe vendoseni në tavë bashkë me erëzat, 2 lugë vaj ulliri, hudhren e prerë hollë dhe qepën në feta të holla.

4

Shtoni verën e bardhë dhe futini në furrë që e keni ngrohur më parë në 220°C për rreth 20 minuta.

5

Mbulojeni tavën me letër alumini, ulni temperaturën e furrës në 180°C dhe piqeni për 1 orë duke shtuar pak lëng mishi nëse tava thahet shumë.

6

Rreth gjysmë ore përpara përfundimit të gatimit të rostos, shtroni me letër furre një tavë pak më të vogël, dhe vendosni për t’u pjekur patatet e qëruara dhe të prera në kubikë.

7

Spërkatini me 2 lugë vaj ulliri, pak kripë dhe rozmarinë për ti dhënë aromë.

8

Heqini patatet nga furra dhe lerini menjanë.

9

Hiqni edhe letren e aluminit nga tava e rostos dhe piqeni edhe për 10 minuta të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

10

Pasi ta nxirrrni nga furra lëreni roston të pushojë për rreth 15 minuta përpara se ta presni në feta dhe ta shoqeroni me patatet e furrës.

Lini një koment