Sugjerojmë:

Rizoto ‘primavera’

Rizoto ‘primavera’

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kjo rizoto është një pjatë që i shton ngjyrat tryezës së pranvers. Bashkon shije dhe ngjyra delikate që na bëjnë për vete dhe aroma e parmixhanit dhe lëkurës së limonit vijnë si rrezet e para të diellit të pranverës që e aromatizojnë pjatën shumë thjesht.

Ingredientët

  • 320 gr oriz për rizoto
  • 250 gr bizele të ngrira
  • 50 gr verë e bardhë
  • 1 qepë e njomë
  • 40 gr vaj ulliri e.v
  • 50 gr djathë parmixhan i grirë
  • 600 gr brood perimesh
  • 250 gr asparagë
  • 150 gr kungulleshka
  • 1 qepë mesatre
  • Lëkura e 1 limoni
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni brodon e perimeve. Më pas, lani mirë perimet që do të përdorim për rizoton dhe thajini. Hiquni pjesën e drunjtë aspëragëve, pritini për së gjati me një thikë dhe më pas pritini në feta duke i lënë majat siç janë. Më pas merrni kungujt, pritini përgjysmë në sens gjatësie dhe më pas pritini në copat vogla.

2

Merrni qepën e njomë, hiqini pjesën jeshile dhe priteni në feta të holla. Në një tigan ngrohni 20 gr vaj ulliri, shtoni qepën e njomë të prerë dhe skuqeni për 5 minuta.

3

Më pas shtoni fetat dhe majat e asparagëve dhe pas dy minutash shtoni edhe kungulleshkat. Lërini edhe pak minuta të lëshojnë shijen, më pas shtoni brodon e perimeve.

4

Pasi të kenë zier 5 minuta, shtoni bizelet, kripë, piper dhe lërini për 5-6 minuta. Më pas hiqini nga zjarri dhe lërini mënjanë perimet.

5

Fillojmë përgatitjen e orizit. Prisni imët qepën mesatare, ngrohni 20 gr vaj ulliri në një tigan, shtoni qepën dhe kaurdiseni për 5-6 minuta në zjarr të ëmbël, pastaj shtoni orizin. Lëreni për 3-4 minuta duke e përzier herë pas here, më pas shuajeni me verë të bardhë. Pasi vera të avullojë, shtoni një garuzhde nga brodoja dhe lëreni për gati 14 minuta duke e përzier shpesh dhe duke shtuar nga një garuzhde brodo sa herë e para të avullojë.

6

Merrni perimet e gatuara, lini mënjanë disa maja asparagësh për dekor, kurse të tjerat shtojani orizit. Vazhdoni gatimin edhe për 5 minuta. Në fund, shtoni djathin parmixhan, përziejeni dhe shërbejeni. Dekorojeni rizoton me majat e asparagëve dhe lëkurën e grirë të limonit. Shijojeni të ngrohtë rizoton primavera.

Lini një koment