Sugjerojmë:

Rizoto praktike me kërpudha dhe shafran

Rizoto praktike me kërpudha dhe shafran

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ideale për drekë për shkak të kalorive që ka.

Ingredientët

  • 300 gram salsiçe
  • 50 gram kërpudha porçini
  • 50 gram gjalpë
  • 50 gram djathë parmigiano
  • 400 gram oriz
  • 1 qepë e vogël
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Lëng perimesh
  • 1 lugë çaji shafran
  • majdanoz i freskët i copëtuar imët

Udhëzimet

1

Salsiçeve i heqim lëkurën dhe i presim në copa të vogla. Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me gjalpë.

2

Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.

3

Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat.

4

Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.

5

5 minuta para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.

6

Kur orizi të jetë zierë, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmigiano.

7

E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët. Rizoto është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment