Sugjerojmë:

Rizoto me shegë. Ç’të hash!

2 filxhanë çaji oriz
5 filxhanë lëng perimesh
½ qepë të thatë
½ gotë verë të bardhë
½ filxhan lëng shege
½ filxhan kokrra shege
100 gram djathë parmixhano
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë, piper i zi

1.Në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim lehtë qepën, më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.

2.E shuajmë orizin me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e shegës dhe lëngun e perimeve në mënyrë graduale duke e përzierë.

3.E lemë orizin të ziejë për 15 minuta dhe në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe djathin parmixhano.

4.E përziejmë sa të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke i shtuar sipër kokrra shege dhe majdanoz të freskët.

Lini një koment