Sugjerojmë:

Rizoto me sallam, bajame dhe fiq të thatë

Ingredientët

  • 200 gram sallam
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gota oriz
  • 4 gota ujë
  • 1 tufë borzilok të freskët
  • 75 gram bajame
  • 75 gram fiq të thatë
  • 100 gram djathë kaçkavall
  • vaj ulliri
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë skuqni për disa minuta sallamin e prerë në kubik të vegjël.

2

Shtoni më pas rizoton, e përzieni për disa sekonda, shtoni ujin dhe e lini në zjarr derisa rizotoja ta pijë ujin tërësisht.

3

Nga fundi i shtoni bajamet e thërrmuara dhe fiqtë.

4

E lini edhe për disa minuta në zjarr. Duke i trazuar vazhdimisht shtoni borzilokun.

5

Rizotoja është gati për t'u shijuar. Servireni me djathë kaçkavall sipër.

Lini një koment