Sugjerojmë:

Rizoto me rrush të thatë: A nuk është special?

1 filxhan çaji oriz i bardhë,
1 filxhan çaji oriz integral
5 filxhanë ujë ose lëng perimesh
4 lugë gjelle vaj ulliri
100 gram rrush të thatë
1 qepë të thatë
1 karotë
Kripë, piper

1.Kaurdisim fillimisht qepën dhe karotën për pak minuta. Më pas shtojmë orizin e errët dhe ujë të ngrohtë dhe e lemë për 5 minuta të marrë valë.
2.Shtojmë më pas orizin tjetër dhe rrushin e thatë dhe e lemë gatimin të përfundojë derisa orizi të ziejë plotësisht.
3.Pasi të jetë gati fikim sobën dhe e lemë orizin mbuluar me një pecetë kuzhine.
4.E servirim të ngrohtë duke i shtuar sipër pak majdanoz.

Lini një koment