Sugjerojmë:

Rizoto me perime dhe mish pule. Recetë tipike amerikane

2 karota të prera në kubik të vegjël
1 filxhan me misra të gatshëm
1 filxhan me bizele të ngrira
2 filxhanë me oriz basmati
3 gota lëng pule
2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë imët
Borzilok i freskët për servirje
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër e grimcuar
1 qepë e grirë imët
2 gjokse pule të prerë në kubik të vegjël
Kripë, piper, rigon për shije

1.Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepët derisa ato të zbuten.

2.Pas 5-7 minutash shtoni hudhrat.

3.Më pas shtoni mishin e pulës dhe i marinoni me rigon, kripë, piper për shije.

4.I lini për 7 minuta në zjarr.

5.Tani shtoni orizin dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë për 1-2 minuta.

6.Shtoni perimet, shtoni kripë e piper dhe lëngun e pulës.

7.Pasi i keni përzierë të gjitha bashkë, i vini kapakun dhe e lini rizoton derisa të pijë komplet lëngun.

8.5 minutat e fundit i shtoni djathin parmigiano, borzilokun e freskët.

9.E fikni zjarrin dhe e shërbeni nëpër pjata pas disa minutave.

10.Ju bëftë mirë!

Lini një koment