Sugjerojmë:

Rizoto me ostrike, koper, piper Sichuan dhe pika limoni

1 qepë mesatare
Vaj
Kripë
1 gotë oriz
Pak verë
Kopër
1 filxhan ostrika
2 gota lëng peshku
Lëkurë limoni
Lëng limoni

1.Marrim nje tenxhere e vendosim ne zgarë i hedhim vajin dhe qepen e leme ne zjarr te ulet derisa qepa te skuqet pak.

2.I hedhim orizin e perziejme, mire i hedhim pak kripe e shuajmë me veren dhe e leme derisa vera të avulloje.

3.Më pas i hedhim gjysmën e koprës së grire, gjysmen e ostrikave, i hedhim lëng peshku deri sa që lengu mbulon orizin dhe e leme te ziej me zjarr të embel deri sa te zihet dhe duke i shtuar lengun e peshkut të duhur.

4.Kur orizi te jete gati i zier, fikim zjarrin e leme te pushojë per 1 minute dhe pastaj i hedhim gjysmen e kopres së mbetur, ostrikat, gjalpin, lekuren e limonit te grire dhe e perziejmë me nje luge druri fort deri sa orizi te behet i kremosur.

5.E servirim rizoton duke i hedhur siper pika, pika lengu limoni.

Lini një koment