Sugjerojmë:

Rizoto me kungulleshka dhe karkaleca

Rizoto me kungulleshka dhe karkaleca

Ingredientët

  • 300 gr kungull të njomë
  • 1/2 qepë
  • 320 gr oriz
  • 300 gr karkaleca
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • Pak majdanoz

Udhëzimet

1

Si fillim do të prisni kungulleshkat në kubikë të vegjël dhe i skuqni me pak vaj në një tigan.

2

Në një tenxhere shtoni dy lugë gjelle vaj, hudhrën, qepën dhe në fund orizin. Shtoni 2 gota lëng perimesh.

3

E lini orizin të ziejë për disa minuta, Sapo ta thithë ujin, shtojini edhe një gotë tjetër.

4

Shtoni karkalecat e pastruar mirë, kungujt, kripën, piperin dhe majdanozin. Në fund edhe një lugë gjelle vaj ulliri.

5

E lini rizoton edhe për 10 minuta të tjera në zjarr. Pas kësaj e shërbeni të ngrohtë dhe është koha për ta ngrënë. Ju bëftë mirë!

6

Lini një koment