Rizoto me kungull të verdhë dhe parmixhano, receta e ditëve të vjeshtës
2 qepë
4 lugë gjelle vaj ulliri
200 gr oriz i rrumbullakët
200 gr kungull i verdhë
1 thelpi hudhër
500 gr spinaq
500 ml lëng perimesh
4 qepë të njoma
Pak zaferano
30 gr parmixhano
20 gr fara kungulli
Arrë moskat
Kripë
Piper
1.Pastroni qepët dhe i grini në kubikë të vegjël.
2.Në një tigan skuqni gjysmën e qepëve për 1 minutë dhe pastaj shtoni orizin dhe lëngun e perimeve dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë.
3.Qëroni kungullin dhe priteni në kubikë.
4.Pastroni hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma.
5.Vendosni të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtoni hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
6.Në një tigan tjetër hidhni farat e kungullit dhe i piqni për pak minuta.
7.Hidhni një lugë vaj dhe shtoni qepët e njoma dhe spinaqin.
8.I skuqni së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun. Përzjeni orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe i spërkasni me djathë parmixhano të grirë imët.
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
Lini një koment