Sugjerojmë:

Rizoto me domate

Sot për drekë: Rizoto me domate!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 gota oriz
  • 4 gota lëng perimesh
  • 150 gram salcë domatesh
  • 150 gram pomodorini
  • 1 qepë
  • Vaj ulliri
  • 50 gram djathë parmixhano
  • 50 gram gjalpë
  • 1 tufë borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët. Pas disa minutash shtoni orizin dhe pasi të jetë skuqur pak, shtoni salcën dhe më pas lëngun e perimeve.

2

E lini orizin të ziejë.

3

Nga fundi i shtoni pomodorinit e përgjysmuara, borzilokun dhe kripën.

4

Pasi orizi të ketë zierë shtoni gjalpin, e përzieni mirë dhe shtoni djathin e grirë.

5

Gati për t’u shijuar!

Lini një koment