Sugjerojmë:

Rizoto e thjeshtë me bizele e domate

300 gram oriz
100 gram bizele
60 ml verë e bardhë
1 domate
50 gram djathë parmixhano
Lëng perimesh
Vaj ulliri
1/4 lugë gjelle hudhër pluhur
1 qepë
2 lugë gjelle gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë,piper i zi

1.Në një tenxhere skuqni gjalpin, shtoni orizin dhe më pas lëngun e perimeve. E lini të ziejë për gati 10 minuta.

2.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët. Shtoni hudhrat, bizelet dhe i shuani me verë.

3.Sapo bizelet të jenë zbutur shtoni edhe domatet e prera në copa të vogla, ½ gotë me lëng perimesh, piper, pak gjalpë dhe në fund djathin parmixhano.

4.I përzieni mirë e mirë dhe në fund e shërbeni rizoton e ngrohtë me pak majdanoz të grirë imët.

Lini një koment