Sugjerojmë:

Rizoto e shpejtë me kërpudha

Rizoto e shpejtë me kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram kërpudha
  • 320 gram oriz
  • ½ gotë verë të bardhë
  • 40 gram djathë parmixhano i grirë
  • 1/5 lëng perimesh ose lëng pule
  • 1 qepë
  • 2 thelpi hudhër
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri, skuqni hudhrat dhe më pas kërpudhat. Shtoni pak lëng perimesh dhe i lini të ziejnë për 10 minuta.

2

Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni gjalpin me një lugë gjelle vaj ulliri, shtoni qepën, më vonë orizin dhe verën e bardhë.

3

Kur ta pijë lëngun shtoni herë pas here lëng perimesh. Shtoni kërpudhat dhe i lini të ziejnë.

4

Pas 15 minutash shtoni djathin parmixhano. E trazoni sërish dhe më pas e hiqni nga zjarri.

5

Shërbejeni rizoton e ngrohtë duke i shtuar sipër sipas dëshirës, majdanoz të grirë imët.

Lini një koment