Dreka/ RECETA

Rigatoni me salcë domatesh dhe kërpudha

Rigatoni me salcë domatesh dhe kërpudha

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kjo recetë ju tregon si të përgatisni pastat e famshme rigatoni me salcë domatesh të freskët, kërpudha dhe shumë përbërës të tjerë që padyshim do ia shtojnë lezetin kësaj tryezës. Ju bëftë mirë dhe pse jo, ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Ingredientët

  • 1 pako pasta rigatoni
  • 1 gotë nga lëngu i zierjes së tyre
  • 1 filxhan çaji krem djathi
  • ¾ filxhan me salcë domatesh
  • 1 filxhan me djathë të grirë parmixhano
  • 1 lugë kafe piper i zi pluhur
  • 6 thelpi hudhër të grimcuar
  • ¼ filxhan me borzilok të freskët
  • 1/5 lugë gjelle me kripë
  • 1 qepë mesatare e grirë imët
  • 2 filxhan me kërpudha të prera në copa të vogla
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Zieni pastat me metodën e zakonshme, por jo plotësisht në mënyrë që t’i lëmë pak aldente.

2

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën, hudhrën dhe pas disa minutash shtoni kërpudhat. I trazoni mirë, shtoni salcën e domateve, borzilokun, djathin, kripën dhe piperin.

3

I përzieni mirë dhe i lini në një nxehtësi mesatare për 3-5 minuta. Shtoni kremin e djathit.

4

Tani shtoni lëngun e makaronave dhe e lini salcën në zjarr për 2 minuta të tjera.

5

Ndërkohë kulloni makaronat dhe i lini në tenxhere. Sipër i shtoni salcën që përgatitët dhe i përzieni mirë. I lini për 2-3 minuta në zjarr të madh.

6

Më pas i hiqni, i shërbeni të ngrohta sepse koha për t’i shijuar erdhi! Për servirje mund t’i shtoni sërish pak djathë të grirë parmixhano dhe pak borzilok.

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    ปั้มไลค์
    14/01/2020 at 2:12 pm

    Like!! Really appreciate you sharing this blog post.Really thank you! Keep writing.

  • Leave a Reply