Sugjerojmë:

Fenomeni i lules së Krishtlindjeve dhe 6 fakte që nuk i keni ditur më parë rreth saj

Është ajo periudhë e vitit kur dyqanet e luleve në kryeqytet dhe kudo, pushtohen nga: “Poinsettia” , lulja më e famshme e Krishtlindjeve! Me origjinë nga Meksika, kjo lule e famshme mban absolutisht vendin e parë kudo në botë për shitjet rekord që shënon gjatë muajit dhjetor. Në “Mbretërinë e Bashkuar” për shembull shiten mbi 8 milionë lule të tilla çdo vit.

Po në vendin tonë?
Dyqanet e luleve në vendin tonë, aktualisht janë të tejmbushura me lule të tilla. “Poinsettia” gjendet në të gjitha përmasat, duke filluar nga ato të voglat fare që kanë edhe një çmim ekonomik (gati 500 lek të vjetra) e deri tek ato të mëdhatë që shkojnë gati në 1 metër lartësi.

Teksa e kuqja është ngjyra më tradicionale, duhet të dini se ekzistojnë gjithsej 150 varitete të kësaj bime. Shumë të njohura janë gjithashtu:

“Poinsettia” ngjyrë e bardhë

White poinsettia at Christmas

“Poinsettia” ngjyrë rozë

Pink poinsettia

A kemi informacion të mjaftueshëm për këto lule?
Shumica e blerësve (me gjasa edhe ju) mendojnë se këto lule nuk e kanë jetën shumë të gjatë. Në fakt, gabojnë sepse lulja e Krishtlindjes, mund të ‘jetojë”, mrekullisht edhe pas dhjetorit.

Ja 6 pika që duhet të keni parasysh nëse e keni blerë apo keni ndërmend të blini lulen më të famshme këtë periudhë festash:

  1. Së pari mos blini një lule ‘Krishtlindjesh’ që qendron pranë një dyqani me derë automatike që hapet çdo 30 sekonda. Miksi mes temperaturës jashtë dhe ambientit brenda, mund të bëjë që gjethet e lules të bien sapo të shkoni në shtëpi. Dhe mos harroni diçka: Kjo lule ka gjethe, jo petale!
  2. Nëse sythat e vegjët e të verdhë mes luleve janë të pahapura e të ngushta, cilësia e lules është e mirë.
  3. Nëse është e mundur kontrolloni dheun e lules para se ta blini. Nuk duhet të jetë e thatë, por as shumë e lagësht.
  4. Pasi ta blini lulen, mbajeni të mbështjellë me letër derisa të shkoni në shtëpi. Kjo do e mbrojë lulen nga era.
  5. ‘Poinsettias’ nuk i pëlqen shumë uji. Mos e mbi ujisni lulen, pasi do të përfundoni me rrënjë të kalbura dhe një bimë pa jetë. Mjafton një filxhan i vogël me ujë, një herë në dy ditë. Lulet e mëdha, kanë nevojë për një filxhan të madh me ujë. Mbani mend se uji duhet të ketë temperaturën e dhomës.
  6. Lulja e Krishtlindjes ka nevojë për ngrohtësi dhe dritë. Duhet mbajtur larg sobës, zjarrit, dyerve të hapura, dritareve ose koridoreve me erë. Mbajeni diku ku tërheq dritën e diellit. Temperatura e saj e preferuar është midis 15-20 ° C.

A ka jetë pas Krishtlindjeve?
Për t’u siguruar që jeta e lules, do të vijojë edhe pas Krishtlindjeve, do t’ju duhet ta pastroni lulet nga gjethet, rrënjët e dëmtuara apo kërcelli në prill. Lulja duhet të ketë një gjatësi diku tek 10 cm dhe të ruhet në temperaturë prej 13 gradë celsius.

  • Nga maji duhet rritur në një vend të freskët, me një temperaturë ideale prej 15-18 gradë celsius.
  • Kur fillon nëntori, bima kërkon detyrimisht 12 orë dritë dhe 12 orë errësirë të plotë, për ta paralajmëruar atë për ditët më të shkurtra të dimrit. Kjo do të inkurajojë që të lulëzojnë lulet e kuqe.

Dhe nëse dëshironi të keni dekorin më të veçantë dhe unik të pemës suaj, mos harroni se lulja e Krishtlindjes mund t’ju vijë në ndihmë siç e tregon fotoja më poshtë!/neps.al 

Red poinsettia Christmas tree decoration

Lini një koment