Sugjerojmë:

Red Velvet, një recetë dashurie për këtë 14 shkurt!

Red Velvet, një recetë dashurie për këtë 14 shkurt!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

E kuqe si ngjyra e dashurisë, joshëse si vetë kjo ndjenjë!

Ingredientët

  • 125 gr gjalpë
  • 300 gr sheqer pluhur
  • 125 gr krem djathi
  • 250 ml dhallë
  • 1 filxhan e gjysmë me vaj luledielli
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji uthull
  • 2 1/2 filxhanë miell
  • 2 filxhanë sheqer
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1/2 lugë kafe sodë buke
  • 1/2 lugë çaji bojë ushqimore (të kuqe)

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni vezët dhe vajin. Trazojini mirë dhe shtoni dhallin.

2

Shtoni uthullën, miellin, sheqerin, kakaon, kripën, sodën e bukës dhe bojë të kuqe ushqimore. I përzieni mirë.

3

E kaloni masën në një enë specifike. E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë.

4

Më pas e nxirrni dhe do e ndani me kujdes në 3 feta rrumbullake.

5

Në një enë shtoni gjalpin, sheqerin pluhur, kremin e djathit dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik.

6

Në një tavë, shtroni një shtresë nga brumi velvet. Sipër e lyeni me masën e kremit të djathit.

7

Përsëriteni këtë tri herë dhe në fund e lyeni sërish me krem djathi.

8

E fusni në frigorifer për disa orë të ftohet dhe në fund shijojeni!

Lini një koment