Sugjerojmë:

Receta që do t’i kthejë patatet e furrës në pjatën tuaj të preferuar!

Patate furre

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram djathë parmigiano
  • 100 gr gjalpë
  • 6 thelpi hudhre
  • 2 kg patate
  • 1 litër qumësht
  • 70 ml vaj ulliri
  • pak arrë moskat
  • kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Qëroni patatet e furrës dhe i prisni ato në feta të holla.

2

Vendosini të ziejnë për 5 minuta bashkë me qumështin, hudhrat, kripën, piperin dhe arrën moskat.

3

Më pas i kullojmë dhe ruajmë lëngun. Shtrojmë një pjesë të tyre në tavë dhe sipër hedhim një pjesë të djathit të grirë. Përsëriteni këtë me të gjitha fetat e patates.

4

Në fund u hedhim gjalpin dhe pak qumësht që ka mbetur më parë nga zierja.

5

E fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment