Salca guacamole është përdorur prej shekujsh që nga astekët, të cilët e përgatisnin me pure avokadosh dhe lime. Emri guacamole vjen nga ‘ahuaca mulli’ ku ‘ahuacatl’ tregon frutin e avokados dhe ‘mulli’ sinjifikon salcën. Në rrjedhën e vitit, salca guacamole është pasuruar me domate, erëza, jogurt dhe perime mikse. Le të shohim së bashku recetën origjinale:
2 avokado të pjekura mirë
2 lime (lëngu dhe lëkura)
Kripë e piper
Hapat
Si fillim, duhet të lani dhe thani avokadot, t’i prisni përgjysmë për së gjati dhe t’u hiqni bërthamën.
Grini lëkurën e lime-ve
Prisni në kubikë avokadon dhe vendoseni në frulator ose robot kuzhine
Përziejeni me lëngun e lime dhe shtoni lëkurën;
Përzieni gjithë përbërësit derisa të merrni një salcë të trashë dhe të dendur.
Salca është gati. Mund ta shoqëroni me ‘tacos’ ose ‘tortillas’.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment