Receta me xhinxher që lufton stresin, tensionin dhe ankthin
Stresi, ankthi dhe tensioni nuk ju lejojnë të flini mirë dhe përkeqësojnë humorin tuaj? Provoni këtë recetë qetësuese me bazë xhinxherin: mund të jetë shumë efikase për të rifituar ekuilibrin tuaj, pa shpenzuar para nëpër farmaci dhe pa rrezikuar me efektet anësore të medikamenteve.
Gjithashtu, kjo recetë që do t’ju tregojmë sot është e pasur edhe me fruta të çmuara si papaja dhe mango.
Përbërësit:
5 cm ¼ rrënjë xhinxheri e qëruar dhe e grirë
¼ papaja, e qëruar dhe e prerë në copa
½ mango e vogël e qëruar dhe e prerë në copa
1 lugë manaferra të thata ose mana goji
½ lugë kafeje probiotik pluhur
Lëngu i ½ limoni
2 lugë kafeje lëng aloe vera
125 ml qumësht kokosi
`125 ml ujë kokosi ose ujë mineral
Përgatitja:
Fruloni gjithë përbërësit duke përdorur një mikser ose një robot kuzhine, më pas përziejeni përbërjen derisa të formoni një krem. Shërbejeni menjëherë.
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Lini një koment