30-60 min/ Dreka/ RECETA/ SA KOHË KE?

Receta e specave klasikë mbushur me mish viçi të grirë dhe oriz

Receta e specave klasikë mbushur me mish viçi të grirë dhe oriz

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Të mbushura me djathë dhe të pjekura deri në perfeksion!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhra
  • 500 gram mish viçi të grirë
  • 1 ½ filxhan me oriz kaf
  • 4 domate
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
  • 7-8 speca të mëdhenj (modeli sipas dëshirës)
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
  • Pak majdanoz i freskët për servirje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të specat e pastruar nga farat, njëra pas tjetrës.

3

Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e grirë imët. Shtoni edhe hudhrat.

4

Më pas shtoni mishin e viçit dhe e përzieni vazhdimisht me ndihmën e një luge druri.

5

Shtoni orizin, domatet e prera në kubik të vegjël, salcën e domateve, pak rigon dhe spec të kuq pluhur.

6

I lini në zjarr duke i përzierë vazhdimisht. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.

7

Mbushni secilin spec me mbushjen që përgatitët.

8

I fusni në furrë të piqen për të paktën 20 minuta.

9

Më pas i nxirrni, i spërkasni sipër me djathë dhe i fusni në furrë edhe për 5-7 minuta të tjera.

10

I shtoni sipër pak majdanoz para se t’i servirni dhe shijojini!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply