Sugjerojmë:

Receta e shijshme që kombinon lakrat e brukselit me mjaltin

Receta e shijshme që kombinon lakrat e brukselit me mjaltin

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 pako lakra brukseli
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper për shije
  • ½ filxhan me rrush të thatë
  • ¾ filxhan me uthull balsamike
  • ¼ filxhan me mjaltë

Udhëzimet

1

Në një tigan të vogël kombinoni mjaltin dhe uthullën. I përzieni për 5 minuta në zjarr mesatar. Masa duhet të bëhet një shurup konsistent.

2

Ndërkohë lani lakrat dhe hiqni ndonjë fletë të papastër nëse ka. I ndani të gjitha përgjysmë me thikë dhe i kaloni në një enë.

3

I marinoni me kripë e piper sipas shijes dhe në fund me vaj ulliri.

4

Tani i vendosni për t’i skuqur nga të dyja anët në një tigan.

5

Në fund i shërbeni të ngrohta në pjatë, me shurupin që përgatitët pak më parë dhe rrushin e thatë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment