Sugjerojmë:

Receta e salcës perfekte për në sallatë, mish apo në sanduiçin tuaj të preferuar

1 filxhan majonezë
½ filxhan me kos grek
1 lugë gjelle borzilok i freskët
2 thelpi hudhra të grimcuara
¼ lugë gjelle me koper
1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë, piper për shije

1.Në një tas me madhësi mesatare bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.

2.E kaloni masën në një kavanoz qelqi dhe e ruani në frigorifer për disa orë.

3.Shijojeni salcën sipër mishit, pjatave tuaja të preferuara, por edhe kur përgatisni sanduiçin tuaj të preferuar në mëngjes.

Lini një koment