Sugjerojmë:

Receta e qofteve të shijshme të shtëpisë, shuar me birrë

Receta e qofteve të shijshme të shtëpisë shuar me birrë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 patate e zier
  • 3 lugë gjelle parmixhano i grirë
  • 1 kokërr vezë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 300 gr mish i grirë
  • 200 gr salsiçe
  • 1 lugë gjelle buke e grirë imët
  • 3 qepë të njoma
  • Miell
  • 1 shishe birrë (bjonde)
  • Vaj luledielli
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Fillimisht vendosim pataten të ziejë për 25-30 minuta. Pasi patatja të ziejë e qërojmë dhe e kthejmë në pure.

2

Në tasin ku kemi vendosur purenë shtojmë djathin, mishin e grirë, salsiçen e qëruar dhe të thërrmuar, vezën, majdanozin e grirë hollë, bukën e grirë, kripë dhe piper të zi.

3

I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me dorë duke e punuar mirë brumin derisa të shkëputet lehtë nga ena.

4

E mbulojmë më pas tasin me letër celelefoni dhe e lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

5

Më pas formojmë qofte mesatare te rrumbullakëta si një top ping-pongu.

6

Ngrohim vajin në tigan dhe pasi qoftet t’i pudrosim me pak miell i vendosim në tigan për tu skuqur (kujdes gjatë skuqjes së qofteve temperaturën e ulim në nxehtësi mesatare).

7

Pasi të vendosim qoftet në tigan shtojmë qepët e njoma (pjesën e bardhë) të prerë në unaza të holla dhe vazhdojmë skuqjen së bashku me qoftet duke i lenë derisa të zverdhen pak.

8

Më pas i shuajmë me birrë dhe i trazojmë lehtë duke krijuar nga mielli i qofteve një masë salce.

9

E rregullojmë shijen e salcës me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me kapak të mbuluar në zjarr të ulët për 7-10 minuta.

10

Më pas i servirim qoftet e shuara me birrë duke i shtuar sipër majdanoz.

Lini një koment