Sugjerojmë:

Receta e hithrave kremoze, siç nuk i keni provuar kurrë!

500 gramë hithra
2 lugë gjelle gjalpë
2 thelbinj hudhër
1 lugë gjelle miell
Disa lugë gjelle krem pana
Kripë dhe piper sipas dëshirës
Çerek luge çaji arrëmyshk pluhur
Treçerek filxhani qumësht
Gjysëm filxhani ujë ose lëng hitherash

1.Lajini hithrat në ujë të ftohtë duke përdorur dorashka.

2.Vendosni tenxheren në zjarr dhe kur uji të ketë marrë valë, hidhni hithrat dhe lërini të zihen për 5-10 minuta.

3.Më pas kullojini dhe lërini mënjanë. Sigurohuni që të ruani një gotë lëng nga hithrat e ziera.

4.Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni dy lugë gjelle gjalpë, bashkë me hudhrat.

5.Lërini të gatuhen në temperaturë mesatare deri sa hudhra të lëshojë të gjithë aromën e saj.

6.Më pas hidhni një lugë gjelle miell dhe lërini të kavërdiset për 30 sekonda.

7.Shtoni hithrat dhe lëngun e tyre dhe përziejini.

8.Lërini të valojnë për rreth 10 minuta deri sa lëngjet të kenë avulluar.

9.Në një enë tjetër përzieni qumështin me pak salcë pana, shtoni arrëmyshkun, kripën dhe piperin.

10.Sipër fërgesës, mund të hidhni edhe pak salcë pana dhe servireni menjëherë.

Receta marrë nga Agroweb

Lini një koment