Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al, Arta, na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale. Një supë me bazë thejrrëzat dhe domatet, një nga gatimet e preferuara të familjes së saj. Arta ka shtuar edhe përbërës të tjerë që supa të marrë shije akoma më të mirë dhe recetën e ka ndarë me ne. Mëposhtë po ju tregojmë hapat e përgatitjes:
Përbërësit:
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
3 thelpinj hudhër
1 1/2 filxhanë thjerrëza
400 gr domate
0.4 litër lëng pule
2 filxhanë ujë
2 gjethe dafine
Kripë
Piper
1/3 filxhan majdanoz
Përgatitja:
1.Nxehim vajin e ullirit në një tigan të rëndë dhe i gatuajmë qepët për rreth 8 minuta.
2.Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë t’i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.
3.Më pas shtojmë thjerrëzat, domatet, gjethet e dafinës, 1 filxhan ujë dhe lëngun e mishit dhe i lemë të vlojnë.
4.Ulim nxehtësinë dhe i gatuajmë në temperaturë afër mesatares, duke i shtuar më tepër ujë derisa të bëhen më të buta, për rreth 20 minuta.
5.I mariojmë me kripë dhe piper.
6.Heqim gjethet e dafinës dhe i trazojmë me majdanoz të copëtuar.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment