Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al, Aida na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale të një prej ëmbëlsirave më të preferuara të shqiptarëve, krem karamel të përgatitur në shtëpi. Për të mësuar edhe ju këtë recetë të thjeshtë ndiqni hapat e mëposhtëm:
Përbërësit:
500 ml qumësht
5-6 lugë sheqer
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
Përgatitja:
1.Në një tenxhere,vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët.
2.Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve , derisa të bëhen si shkumë.
3.Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.
4.Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në 120 gradë.
5.I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C.
6.I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.
Ziejini patatet me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini mirë në një enë. Shtoni djathin e grirë, vezën, bukën e bluajtur, kripën, piperin dhe majdanozin. Përziejeni masën derisa të krijohet një brumë i trashë që formohet lehtë me...
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Lini një koment