1.Si fillim pastrojmë manaferrat nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.
2.Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.
3.Shtrojmë një shtresë me manaferra në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe manaferrave të mbarojnë.
4.I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që manaferrat të lëshojnë lëngun e tyre.
5.Më pas vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së manaferrave nuk duhet të hidhni ujë pasi manaferrat kanë lëngun e tyre.
6.;Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.
7.Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.
8.Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.
9.E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment