Reçel luleshtrydhesh pa sheqer dhe vetëm me 3 përbërës. Receta nga Aulona Musta
Reçel luleshtrydhesh pa sheqer dhe vetëm me 3 përbërës. Receta nga Aulona Musta
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta –Koha e gatimit: 20 minuta
I shëndetshëm dhe i thjeshtë për t'u përgatitur. Ideal për mëngjeset tuaja!
Ingredientët
500 gr luleshtrydhe
3 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle fara chia
Udhëzimet
1
Vendosni një tigan të thellë (ose tenxhere) në sobë. Temperatura e sobës nuk duhet të jetë shumë e lartë.
2
Pasi të jetë nxehur, hidhni luleshtrydhet dhe mjaltin. Luleshtrydhet do nisin të nxjerrin lëngun e tyre, trazojini vazhdimisht.
3
Lërini derisa të shikoni me sy që kanë filluar të zbuten dhe pastaj me një pirun ose lugë i shtypni, ndërkohë që i trazoni.
4
Trazojini herë pas here gjatë kohës që janë në zjarr.
5
Kur të shikoni që luleshtrydhet nisin të krijojnë flluksa të mëdha, hidhni farat chia. Farat do të ndihmojnë që të lidhet reçeli në mënyrë sa më natyrale, pa përdorur produkte shtesë që janë të dëmshme për shëndetin. Gjithashtu farat chia janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyrna të mira Omega 3.
6
Lëreni edhe 10 minuta në zjarr duke vazhduar përzierjen.
7
Kur ta hiqni nga zjarri, edhe pse mund të duket si i lëngshëm mos u shqetësoni, sepse farat chia duan kohën e tyre derisa të krijojnë masën si xhelatinë.
8
Hidheni reçelin në një kavanoz ose tas dhe futeni në frigorifer.
Shënime
Receta dhe foto marrë nga blogu: nëformëmeaulonën.com
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment