Sugjerojmë:

Ravioli të mbushur me spinaq të përgatitur në shtëpi

Spinaq
Miell
Vezë
Kripë
Vaj

1.Skuqim spinaqin derisa të pijë ujin që lëshon.

2.Për brumin çdo 100 gr miell i hedhim një vezë, i shtojmë pak vaj, kripë dhe ujë të ngrohtë sa të zihet brumi.

3.Brumin e lëmë të pushojë për 30 minuta.

4.Hapim një petë dhe e presim për së gjati. Vendosim spinaq dhe krijojmë raviolit, duke i mbyllur në katrorë të vegjël.

5.Kur raviolit janë gati, i ziejmë në ujë me kripë për 5 minuta.

6.Pasi i kullojmë i hedhim gjalpë dhe djathë të grirë.

Lini një koment