1.Për të përgatitur raviolit me gjizë dhe spinaq, fillimisht përgatisim brumin me vezë.
2.Në tavolinën e punës ose në një tas të madh hedhim 2 llojet e miellit të situr, i hapim një gropë në mes dhe shtojmë vezët lehtësisht të rrahura me pirun.
3.E punojmë brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezët me miellin që gjendet rreth e qark derisa të formohet një top brumi të cilin e punojmë në tavolinën e lyer me miell për të paktën 10 minuta derisa të rezultojë elastik.
4.Në rast se brumi rezulton pak i fortë shtojmë 2 – 3 lugë ujë të ngrohtë apo në rast se rezulton pak i butë shtojmë edhe pak miell.
5.E mbështjellim brumin me letër transparente dhe e lemë të pushojë për 1 orë në frigorifer.
6.Ndërkohë përgatisim mbushjen:
7.Përziejmë në pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe të grirë hollë, i vendosim kapakun dhe e lemë derisa të avullojë i gjithë uji.
8.E transferojmë në një tas në të cilin shtojmë edhe gjizën, djathin kaçkavall të grirë, vezën, pak kripë e piper të zi duke i përzierë mirë.
9.E hedhim mbushjen në një qese pastiçerie dhe e lëmë mënjanë.
10.Kur brumi të jetë gati e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe pjesën që nuk e përdorim e mbështjellim serish me letër transparente.
11.Kjo për shkak se në kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon një kore të hollë e cila e prish lëmueshmërinë që duhet të kenë makaronat.
12.E vendosim gjysmën e brumit në tavolinën e punës të lyer me miell krundesh dhe e hapim në fillim me pëllëmbën e dorës më pas me okllai të lyer me pak miell në mënyrë që të mos ngjisë.
13.Me ndihmën e një thike me majë të mprehtë, e presim brumin në drejtëkëndësha.
14.Vendosim një lugë të vogël mbushje me gjizë dhe spinaq në mes, i lyejmë anët me ujë dhe e palosim raviolin duke i shtypur mirë anët në mënyrë që të eleminojmë ajrin në brendësi dhe mbushja të mos dalë gjatë gatimit.
15.I japim formë raviolit duke perdorur një rrotë të dhëmbëzuar për makarona.
16.Me një pjesë brumi duhet të dalin 8-10 ravioli.
17.Procedojmë në të njëjtën mënyrë edhe me pjesën tjetër të brumit.
18.Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin në zjarr të ulët dhe skuqim për 3-4 minuta gjethet e sherebelës.
19.Pasi të kemi përgatitur të gjithë raviolit, i ziejmë në ujë të bollshëm me kripë për 4 minuta, i kullojmë mirë dhe i vendosim nëpër pjata.
20.Siper i spërkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebelë dhe pak djathë kackavall të grirë.
21.I sherbejmë menjëherë të dekoruara me ndonjë gjethe sherebele.
Fasulet janë një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm, por koha e gjatë e gatimit mund të jetë sfiduese, sidomos kur nxitoni. Fatmirësisht, ka një truk të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të kurseni kohë! Nëse keni harruar t’i...
Përzierja e përbërësve Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë me karrotën, qepën, hudhrën, majdanozin dhe bukën e thërrmuar. Shtojmë vezën dhe erëzat sipas shijes dhe i përziejmë mirë derisa të bashkohen. Formimi i qofteve Formojmë qoftet...
Në një tas, përziejmë majanë me ujin e vakët dhe sheqerin. E lëmë të qëndrojë për 10 minuta derisa të krijohen flluska. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E mbulojmë dhe e lëmë...
Lini një koment