Sugjerojmë:

Ravioli me kërpudha dhe brokoli për të gjithë familjen

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 personA
Kalori:
440
500 gr ravioli me djathë
1 presh
250 gr kërpudha
1 brokoli
200 gr djathë mocarela
250 gr domate të konservuara
200 gr tomatina
1 pako salcice pule
2 dl supe vici
5 lugë vaj
Borzilok
Kripë
Piper

1.Raviolit zihen në ujë me kripë dhe pastaj kullohen nga lëngu i tëpërt.

2.Brokoli coptohet dhe zihet në ujë me kripë.

3.,Kërpudha dhe domatet e konservuara priten në kubikë, preshi grihet imët, ndersa mocarela,tomatinat dhe salcicet priten në rrathë.

4.Në pak vaj kavardiset preshi,shtohen kërpudhat,domatet ,borziloku sipas shijes.

5.Të gjitha kavardisen duke ujë avash avash deri sa të zbuten kërpudhat.

6.Në mbushjen e përgatitur me salcice shtohen edhe brokoli dhe ravioli pastaj përzihen me tel kuzhine.

7.Në një tavë të lyer me vaj derdhim masën e pergatitur dhe e rrafshojmë.

8.Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarela, përreth renditen tomatinat dhe tava futet në furrën e nxehtë në 200 gradë për tu pjekur.

Komento