Sugjerojmë:

Quionoa me pluhur arrash për bebe mbi 8 muajsh

Ingredientët

  • 1/4 filxhan quinoa
  • 1/2 filxhan ujë
  • ½ filxhan qumësht gjiri / formule
  • Sheqer kaf
  • 1 lugë gjelle pluhur arrash

Udhëzimet

1

Shpëlajeni quinoa në ujë, përsërisni 2-3 herë derisa të mos shfaqen flluska në ujë.

2

Pastaj lëreni në ujë për 10 minuta të zbutet.

3

Pas 10 minutash, kullojeni ujin tërësisht dhe hidheni quinoan e njomur në një tigan dhe shtoni 1/2 filxhan ujë.

4

Përziejini mirë, mbulojeni tenxheren me një kapak dhe gatuajeni për 10 minuta.

5

Hapeni kapakun, përzieni mirë edhe një herë.

6

Pastaj shtoni qumështin dhe arrat pluhur.

7

Shtoni sheqerin kaf dhe përzijeni mirë.

8

Hidheni quionoan në mikser dhe bluajeni atë deri sa të formohet masa kremoze.

Lini një koment