Sugjerojmë:

Qofte të shijshme furre

Qofte të shijshme furre

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Qoftet në furrë janë një pjatë e dytë e shijshme dhe e shpejtë për t’u përgatitur. Ato kanë një shije të pasur dhe decizive, prandaj u pëlqejnë të gjithëve. Mund të shoqërohen me pure patatesh ose një sallatë miks.

Ingredientët

  • 400 gr mish viçi i grirë
  • 200 gr salsiçe e mbushur derri
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 gr tul buke
  • 40 gr djathë pekorino i grirë
  • 60 gr djahtë parmixhano i grirë
  • 2 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Merrni një tas të madh qelqi, hidhni mishin e grirë, salsiçet të cilave u keni hequr cipën dhe i keni shtypur me pirun, tulin e bukës të grirë imët, djathrat e grirë, majdanozin dhe hudhrën të grirë imët. Në fund shtoni vezët, shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Përziejeni mirë masën me një lugë druri derisa të gjithë përbërësit të homogjenizohen.

2

Mbulojeni me qese ushqimi dhe lëreni në frigorifer të pushojë për të paktën gjysmë ore. Pas kësaj kohe formoni qofte me duar në format që dëshironi. Lyeni me vaj tavën ku do të piqni qoftet dhe rreshtojini ato.

3

Shtojuni pak vaj në fund dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe. Shërbejini të ngrohta!

Lini një koment