Sugjerojmë:

Qofte sfungjer me miell misri

Qofte me miell misri

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 95 gramë miell
  • 110 gram miell misri
  • 2 ½ lugë çaji sheqer
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 ½ lugë çaji kripë
  • 1 vezë të madhe të rrahur
  • 240 ml dhallë
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • ½ qepë e kuqe e grirë imët
  • 110 gram miell misri
  • Vaj luledielli

Udhëzimet

1

Në fillim ngrohni vajin e lulediellit.

2

Në një tas të madh bashkoni miellin, miellin e misrit, sheqerin, pluhurin pjekës dhe kripën.

3

Punojeni mirë masën, shtoni gjalpin.

4

Hapni një gropë në mes, shtoni vezën dhe dhallin. Shtoni qepën e grirë dhe i përzieni përsëri.

5

Krijoni disa toptha të vegjël me dorë. Tani i vendosni për t’i skuqur në vaj të nxehtë.

6

I lini të skuqen për 4 minuta mirë, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

7

Tani i kaloni në një tas ku keni shtruar më parë, një letër kuzhine për të thithur vajin e qofteve.

8

Ju bëfshin mirë!

Lini një koment