Sugjerojmë:

Qofte patatesh, zgjedhje e mençur kurdoherë!

Qofte patatesh, zgjedhje e mençur kurdoherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Duhet t'i provoni këto qofte. Nuk kanë as bukë, as mish, por janë qoftet më të mira që keni ngënë ndonjëherë! Më falendero më vonë!

Ingredientët

  • 5 patate
  • 1 vezë
  • 4 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë imët
  • 1/2 lugë kripë
  • 1/2 lugë kafe piper i kuq
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1/2 tufë borzilok i grirë imët
  • 1 thelpi hudhër e copëtuar
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1 qepë e njomë e grirë imët
  • 4 lugë gjelle vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Qëronii patatet dhe i grini imët me një rende.

2

I kaloni në një enë të madhe. Shtoni me radhë të gjithë përbërësit e tjerë dhe trazojeni mirë masën.

3

Formoni disa toptha të vegjël dhe i vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj luledielli (që duhet të jetë nxehur më parë).

4

I skuqni mirë nga të dyja anët dhe i shijoni të ngrohta!

Lini një koment